Ndërlidhjet

VJENË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ritheksoi kundërshtimin e tij për "zgjidhje të imponuar" për Kosovën, duke thënë se duhet të respektohet integriteti territorial i Serbisë.
"Pozicioni ynë bazohet në parimet e të drejtave civile, përfshirë parimin e integritetit territorial dhe ish vendimet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara si rezoluta 1244, e cila përcakton se Kosova ishte pjesë e Serbisë, u tha Putin gazetarëve në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Austrisë Heinz Fischer. Ai tha se parime të tilla të të drejtës ndërkombëtare mund të modifikohen, por asnjë zgjidhje nuk duhet t'i imponohet asnjërës palë.
"Më mirë është të ketë dialog dhe të gjitha palët të arrijnë marrëveshje" tha Putin.
Ndërkohë, presidenti austriak tha se ai mbështet propozimin e Ahtisarit.
"Mendoj se këto propozime janë përgatitur me kujdes dhe shkojnë në drejtimin e duhur" tha Fischer.
Putin viziton Austrinë ku me zyrtarët më të lartë ka diskutuar edhe rreth raporteve BE-Rusi si dhe rreth planeve amerikane për vendosjen e pjesëve të sistemit të mbrojtjes raketore në Evropë. Ai tha se kanë dështuar konsultimet me Shtetet e Bashkuara rreth këtij sistemi.
XS
SM
MD
LG