Ndërlidhjet

PRAGË


Presidentët nga 16 vende evropiane takohen nesër në qytetin Brno të Çekisë për të diskutuar rreth dialogut me Bashkimin Evropian, problemet me Rusinë dhe çështje të sigurisë.
"Ka disa çështje të vështira në këtë rajon të gjerë, si për shembull Transnjetria dhe Kosova" tha nikoqiri i takimit, presidenti i Çekisë Vaclav Claus.
Gjithashtu do të diskutohet edhe për sistemin e mbrojtjes raketore në Evropë, por Klaus tha se nuk beson që kjo të jetë tema kryesore.
Përveç tjerëve, në takim do të marrin pjesë edhe presidentët e: Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë, Malit të Zi, Polonisë Ukrainës etj.
XS
SM
MD
LG