Ndërlidhjet

BRUKSEL


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha sot në Bruksel se nuk ka alternativë për planin e kryenegociatorit Martti Ahtisaari për statusin e Kosovës dhe Shqipëria e përkrah këtë plan me "besimin e plotë se ai mund të jetë marrëveshje për paqe të përhershme dhe stabilitet në Kosovë".
Pas takimit me Komisionerin për Zgjerim të BE-së Olli Rehn, Berisha tha se "kjo është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe fqinjët tjerë të Kosovës".
Rehn ndërkaq, tha se Bashkimi Evropian pret që Këshilli i Sigurimit i KB të miratojë rezolutën dhe me këtë të shtrojë rrugën e zgjidhjes së qëndrueshme pa shtyrje të panevojshme".
XS
SM
MD
LG