Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush tha se gjatë muajve të ardhshëm pret luftime të ashpëra dhe më shumë viktima në Irak.
"Kjo verë do të jetë kohë vendimtare për strategjinë e re. Pesë brigada shtesë do të arrijnë në Bagdad në mesin e qershorit. Sapo këto përforcime të fillojnë misionin e tyre, armiqtë e Irakut të lirë, përfshirë Al Kaidën dhe milicitë ilegale, do të vazhdojnë me bombat dhe vrasjet, në përpjekje për të na ndalur. Mund të presim më shumë viktima amerikane dhe irakiane" tha Bush, gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.
Bush tha se ligjvënësit dhe ai do të votojnë për fonde urgjente për luftën në Irak, por Bagdadi duhet të "tregojë progres real" në luftimin e kryengritësve dhe pajtimin politik.
Presidenti amerikan foli edhe për programet bërthamore të Iranit dhe tha se do të punojë me aleatët e Shteteve të Bashkuara për ashpërsimin e sanksioneve ndaj Teheranit.
"Ne do të punojmë me partnerët tanë evropianë për sanksione të reja. Këtë çështje do ta diskutojë edhe me presidentin rus Putin ashtu si edhe me atë kinez Jintao. Ata duhet të kuptojnë se Irani me armë atomike do të ishte faktor destabilizimi në botë" tha Bush.
XS
SM
MD
LG