Ndërlidhjet

UASHINGTON


Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar legjislacionin që parasheh fonde të reja për luftërat në Irak dhe në Afganistan, pa afate kohore për tërheqje të trupave luftarake. Është miratuar shuma prej 100 miliardë dollarësh. Më herët këtë legjislacion e ka miratuar edhe Dhoma Përfaqësuese. Lidhur me këtë legjislacion, lideri i shumicës demokrate në Senat, Harry Reid pos tjerash, tha: "Demokratët në Senat nuk do ti ndalin përpjekjet për ndryshimin e kursit të kësaj lufte derisa numër i mjaftueshëm i republikanëve të na bashkohen për ta refuzuar politikën e dështuar të presidentit Bush ose derisa ne ta kemi presidentin e ri".
Pritet që presidenti Bush menjëherë do ta nënshkruaj këtë legjislacion.
XS
SM
MD
LG