Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në raportin e saj më të ri, organizata Amnesty International, thotë se UNMIK-u ka dështuar ta krijoj Panelin Konsultativ për të Drejtat e Njeriut, i cili planifikohej që njerëzve në Kosovë t'ju mundësonte qasje për kompensim për veprimet dhe lëshimet e UNMIK-ut. Autorët e sulmeve të motivuara etnikisht herë – pas here janë sjellë para drejtësisë. Në shumë sulme përfshihen edhe hedhja e gurëve në autobusët me udhëtarë serbë nga të rinjtë shqiptarë. Në disa raste, granata dhe pajisje të tjera shpërthyese ishin hedhur në autobusat ose shtëpitë dhe Kisha Ortodokse ishte plaçkitur dhe vandalizuar. Mëtutje në raportin e Organizatës Amensty International thuhet se policia e UNMIK-ut dhe ajo e Kosovës kanë përdorë forcë të tepruar në disa raste gjatë protestave të organizatës joqeveritare "Vetëvendosje".
XS
SM
MD
LG