Ndërlidhjet

KIEV


Situata në kryeqytetin e Ukrainës mbetet e tensionuar, një ditë pasi presidenti Viktor Yushchenko largoi nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Svyatoslav Piskun.
Yushchenko vendosi sot që trupat e Ministrisë së Brendshme të kalojnë nën kontrollin e tij, pasi dje ministri kishte urdhëruar që policia të mbrojë zyrat e prokurorit të përgjithshëm.
"Është thënë se dje kam tejkaluar kompetencat, por nuk është kështu. Kam dhënë urdhëra me vetëdije të plotë" tha ministri Vasyl Tsushko.
Ndërkohë, policë të njësiteve për kontrollin e trazirave, besnike të kryeministrit Yanukovych që është rival i presidentit, vazhdojnë të mbajnë këtë ndërtesë.
Yushchenko e ka larguar prokurorin me arsyetimin se ka shkelur kushtetutën duke qenë njëkohësisht edhe deputet.
XS
SM
MD
LG