Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica u bëri thirrje serbëve që t'i ngjeshin radhët për të penguar pavarësinë e Kosovës.
"Duke e mbajtur Kosovën pjesë të Serbisë, ne e ruajmë vetë Serbinë" tha Koshtunica në një takim të partisë së tij.
Ndërkohë, qeveria e Serbisë kërkoi nga Sekretari i Përgjithshëm i KB Ban Ki moon negociata të reja për statusin e Kosovës. Në mbledhjen e sotme qeveria miratoi "Iniciativën e Serbisë për rifillimin e bisedimeve", ku thuhet se synimi kryesor i bisedimeve do të ishte arritja e zgjidhjes së negociueshme.
Po sot, edhe Këshilli i Kishës Ortodokse serbe apeloi tek Kombet e Bashkuara dhe të gjitha vendet me ndikim që të ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjes së drejtë për Kosovën, që do të jetë e pranueshme për të gjitha palët. Kisha u bëri thirrje edhe institucioneve shtetëtore të Serbisë, që me "vendosmëri edhe më të madhe të mbrojnë tërësinë territoriale të Serbisë".
XS
SM
MD
LG