Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski ka deklaruar se nëse në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk miratohet rezoluta për Kosovën dhe nëse SHBA-të dhe BE-ja e pranojnë njëanshëm pavarësinë e Kosovës, atëherë Maqedonia, si vend kandidat për pranim në NATO dhe në BE, "do të jetë pjesë e këtij procesi". Mëtutje, në intervistën për Radion Evropa e Lirë, ai ka thënë se, megjithatë, zgjidhja më e mirë do të ishte nëse Këshilli i Sigurimit do ta miratonte rezolutën për Kosovën. Lidhur me kërcënimet se Beogradi do ti përkeqësoj marrëdhëniet me vendet që do ta njihnin pavarësinë e Kosovës, presidenti Cërvenkovski tha se kjo do të ishte e dëmshme për vetë Serbinë, pasi në atë mënyrë "ajo rrezikon izolim" dhe shtoi se "ky do të ishte problem i Serbisë e jo i Maqedonisë".
XS
SM
MD
LG