Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve të Bashkuara George Bush dhe ai i Rusisë Vladimir Putin, kanë biseduar mbrëmë në telefon, dhe janë dakorduar t'i vazhdojnë diskutimet për planin e KB mbi statusin e Kosovës. Bush dhe Putin do të takohen në samitin e G 8 në Gjermani.
"Telefonatën e inicoi presidenti Putin. Ata diskutuan për rëndësinë e vazhdimit të dialogut të tyre për Kosovën dhe çështjet tjera formale me interes për të dyja palët. Dy liderët thanë se mezi presin të takojnë njëri-tjetrin në samitin e G 8 javën e ardhshme", tha Gordon Johndroe, zëdhënës i Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG