Ndërlidhjet

PRISHTINE


Forcat ushtarake turke kanë marrë sot komandën e paqëruajtësve të NATO-s në jug të Kosovës. Kjo është hera e parë që Turqia, me 800 ushtarë sa ka në kuadër të KFOR-it, po udhëheq operacione në ndonjë pjesë të territorit të Kosovës, ka thënë zëdhënësi, kolonel Reaner Grosman. Komanda turke do të zgjasë nje vit dhe është pjesë e rotacioneve të zakonshme që bëhen nga paqëruajtësit e NATO-s në Kosovë.
XS
SM
MD
LG