Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë përplasur sërish rreth të ardhmes së Kosovës në takimin e ministrave të jashtëm të 7 vendeve më të industrializuara të botës plus Rusinë. Rusia ka përsëritur kundërshtimin ndaj planit të Ahtisaarit dhe pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën."Fati i Kosovës dhe fati i Serbisë në tërësi nuk duhet të vendosen në Nju Jork, Potsdam apo në vende të ngjashme, por përmes bisedimeve të drejtpërdrejta.Bisedimet nuk kanë dhënë ende rezultat, por ky nuk është rasti i vetëm kur për konfliktet është biseduar për vite",tha Lavrov.Ndërkaq Sekretarja amerikane e Shtetit Rajs përsëriti se është e papranueshme që Kosova të kthehet nën qeverisjen e Beogradit. "Ne dhe një numër homologësh të mi evropianë besojmë se raporti i Ahtisarit ofron bazën e drejtë për zgjidhjen e statusit të Kosovës. Dhe ky është rasti se Kosova nuk do të rikthehet në shtetin e Serbisë", tha Rajs, e cila shtoi se shohin një të ardhme evropiane si për Serbinë ashtu dhe për Kosovën.
XS
SM
MD
LG