Ndërlidhjet

POTSDAM/GJERMANI


Në takimin e djeshëm të ministrave të Jashtëm të vendeve të G8, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia sërish i paraqitën mospajtimet e tyre lidhur me statusin e Kosovës. Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs tha se Kosova nuk do të kthehet në përbërje të Serbisë. "Ne dhe disa kolegët e mij evropianë këtu besojmë se raporti i Ahtisarit paraqet bazë të mirë për zgjidhjen e statusit të Kosovës, se Kosova nuk do të kthehet në përpërje të Serbisë" tha Kondoliza Rajs.Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov foli për mundësinë eventuale që Rusia në Këshillin e Sigurimit të përdorë veton. "Sa i përket përdorimit të vetos, shpresoj se kjo nuk do të jetë e donmosdoshme dhe shpresoj se partnerët tanë do ti kuptojnë argumentet tona dhe ta mbështesin propozimin për vazhdimin e negociatave", tha Sergej Lavrov.
XS
SM
MD
LG