Ndërlidhjet

PRISHTINË


Teksti i projekt rezolutës për Kosovën që pritet të paraqitet nesër në Këshillin e Sigurimit ka disa modifikime nga ai që ka qarkulluar më 11 maj, dhe këto modifikime kanë të bëjnë me planin e Ahtisaarit. Kjo ishte deklarata e shefit të Zyrës Franceze në Prishtinë, Tierry Reinard për Radion Evropa e Lirë.
Ai tha se në tekstin e rezolutës së re mund të mbeten edhe me tej pjesë te rezolutës 1244, por kjo sipas Reinard është ende pjesë e debatit. Ndërkohë, përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës thonë se cdo ndryshim i pakos së Ahtisaarit është i pazbatueshëm në Kosovë.
XS
SM
MD
LG