Ndërlidhjet

ROSTOK


Policia gjermane tha se 128 persona janë arrestuar pas demonstratave të dhunshme në qytetin Rostok, ku mijëra njerëz njerëz dje protestuan në prag të takimit të G 8, i cili do të mbahet prej 6 deri 8 qershor.
"Gjithsej kemi 433 policë të plagosur, 30 nga të cilët janë në gjendje të rëndë. Mëngjesin e sotëm u dogjën edhe dy automjete. Ishte një shkallëzim i dhunës, të cilin nuk e kishim pritur", tha zëdhënësi i policisë gjermane, Achim Ridder.
Policia tha në ngjarjet e dhunshme ka marrë pjesë një përqindje e vogël e 20 mijë protestuesve.
XS
SM
MD
LG