Ndërlidhjet

MANCESTER – SHTETET E BASHKUARA


Kandidatët e Partisë Demokratike amerikane për garën presidenciale kanë paraqitur qëndrimet e tyre rreth luftës në Irak, në përballjen e dytë televizive.
Senatorja Hillari Klinton tha se nëse zgjidhet presidente, veprimi i parë do jetë t'i japë fund pranisë ushtarake amerikane në Irak.
"Mendoj se është e rëndësishme të theksoj se kjo është lufta e George Bushit. Ai është përgjegjës për këtë luftë, ai e filloi, ai e keqmenaxhoi ai e zgjeroi dhe tani nuk pranon t'i japë fund luftës", tha Hillari Klinton.
Kandidatët debatuan edhe programet bërthamore të Iranit, ndaj të cilave seantori Joe Biden mbajti qëndrimin më të ashpër.
Zgjedhjet presidenciale amerikane zhvillohen më 2008.
XS
SM
MD
LG