Ndërlidhjet

LONDËR


Autoritetet britanike kanë thënë se Rusia duhet të vendosë nëse dëshiron marrëdhënie pozitive me Perendimin. Zëdhënësi i kryeministrit britanik Toni Bler ka thënë se Evropa si e tërë ka shqetësime për sjelljet e Rusisë dhe nuk do të ndihet e turpëruar të shprehë këto shqetësime. "Ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie konstruktive me Rusinë por natyra e këtyre marrëdhënieve varet më shumë nga ajo. Ne dëshirojmë dhe jemi të gatshëm të bisedojmë për çështje si Kosova, Irani dhe çështje tjera globale në rrugë konstruktive " ka shtuar zyrtari britanik.
XS
SM
MD
LG