Ndërlidhjet

PRAGË


Presidenti amerikan George Bush ka arritur në Pragë. Vizita e Bushit synon të bindë Republikën Ceke të pranojë një pjesë të mbrojtjes raketore amerikane në territorin e saj.Në prag të vizitës së Bushit homologu i tij rus Putin tha se nëse vihen në jetë planet amerikane për mbrojtjen raketore Rusia do t'i drejtojë raketat e saj nga caqe në Evropë. "Nëse sistemi i ri i mbrojtjes raketore do vendoset në Evropë atëherë na duhet t'ju tërheqim vëmendjen sot se ne do të përgjigjemi. Na duhet të garantojmë sigurinë tonë dhe ne nuk jemi nismëtar të këtij procesi", tha Putin përpara një grupi gazetarësh të mediave të huaja në Moskë. Ndërkohë këshilltari i lartë për siguri kombëtare Stephen Hadley i SHBA-ve iu tha gazetarëve se komentet e Putinit nuk janë të dobishme dhe pasqyrojnë "eskalimin në retorikë". SHBA-të thonë se sistemi raketorë që planifikohet të vendoset në Evropë nuk është i drejtuar kah Rusia por mund të përdoret për vendet e rrezikshme siç është Irani.

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara kanë thënë sot se presin që këtë javë të votohet për rezolutën e mbështetur nga perendimi për pavarësinë të mbikqyrur ndërkombëtarisht për Kosovën, por anëtarët tjerë të Këshillit të Sigurimit janë më pak të sigurtë. "Ne ende po presim të dëgjojmë përgjigje thelbësore prej Rusisë sa i përket rezolutës për Kosovën që e paraqitëm javën e kaluar" ka thënë ambasadori amerikan Zalmay Khalilzad. "Pritjet tona janë që të shkojmë me votim këtë javë por nesër do të konsultohemi edhe me bashkësponzoruesit" ka thënë ai. Sipas agjenisë Asoshiated Press këta sponsorizues të tjerë janë, vendet e Bashkimit Evropian në Këshillin e Sigurimit, përfshirë këtu Britaninë, Francën, Italinë, Belgjikën dhe Sllovakinë. Ndërkaq ambasadori kinez në Kombet e Bashkuara Ëang Guangya tha se anëtarët e Këshillit të Sigurimit do të konsultohen nëse rezoluta do të shqyrtohet para ose pas samitit të G 8 në Gjermani këtë javë, ose " nëse kjo do të bëhet në samitin e G8". Ambasadori rus Vitali Çurkin ka kundërshtuar rezolutën e rishikuar për Kosovën.
XS
SM
MD
LG