Ndërlidhjet

NOVI PAZAR


Ambasadori britanik në Beograd tha sot se të gjitha përpjekjet e bashkësisë ndërkombëtare janë të drejtuara nga harmonizimi i mbështetjes për propozimin e Ahtisaarit.
"Nuk ekziston plan B për Kosovën dhe në këtë temë nuk dëshiroj të komentojë" tha ambasadori britanik.
Ai ka vlerësuar se versioni i ri i projekt rezolutes për Kosovën i merr parasysh dhe komentet e ndryshme të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit, përfshi Rusinë.
"Fjala është për një proces të zakonshëm brenda Kombeve të Bashkuara. Së shpejti do të shohim dhe një plotësim të ri të projektrezolutës. Procesi do zgjasë derisa të përfitojmë përshtypjen se kemi bërë gjithcka është e mundur. Pas kësaj projektrezoluta do dalë në votim."
XS
SM
MD
LG