Ndërlidhjet

HEILIGENDAM


Liderët e Grupit G 8, sot do të fillojnë të diskutojnë për çështjen e Kosovës. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se statusi i Kosovës është pjesë e agjendës. Sipas saj, qëndrimet janë të ndryshme dhe nuk mund të pritet që dallimet të zhduken shpejtë.
Kosova është një ndër temat e diskutimit në takimin e sotëm të presidentit amerikan George Bush dhe kryeministrit britanik Tony Blair.
Mbrëmë në Nju Jork, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara u dakorduan ta shtyjnë diskutimin mbi projekt rezolutën për Kosovën pas përfundimit të samitit në Gjermani.
Ndërkohë, zv. kryeministri rus Sergei Ivanov, që konsiderohet të jetë pasardhës i presidentit Vladimir Putin, tha se në samitin e G 8-ës, Rusia nuk do të bëjë kurrfarë kompromisi për sa i përket sistemit mbrojtës raketor dhe çështjes së Kosovës.
Përveç mburojës antiraketore në Evropën Qendrore, në samitin e G 8-ës do të diskutohen edhe ndryshimet klimatike në botë.
XS
SM
MD
LG