Ndërlidhjet

ATHINË


Sipas hulumtimeve të opinionit grek rreth 80 përqind e qytetarëve e kundërshtojnë anëtarësimin e Maqedonisë me këtë emër në NATO. Këtë çështje e ka diskutuar sot shefja e diplomacisë greke Dora Bakojanis në Athinë me nënsekretarin amerikan të shtetit Nikolas Bërns i cili po qëndron për vizitë tri ditëshe në Greqi. Në qendër të diskutimit ka qenë fakti se Kroacia i ka përmbushur kërkesat për tu anëtarsuar në NATO derisa Shqëpëria dhe Maqedonia janë ende shumë larg ka thënë një burim grek. PRAGËShtetet e Bashkuara thonë se janë të inkurajuara me vullnetin e Rusisë për të diskutuar rrugët që qojnë në mbrojtjen nga sulmet e mundshme raketore nga vendet si Irani dhe Korea e Veriut. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Toni Snoë konfirmoi sot se dislokimi i sistemit mbrojtës nuk do të bëhet menjëherë. Kjo çështje do të diskutohet midis presidentëve Bush dhe Putin gjatë takimit të tyre me 1 dhe 2 korrik në SHBA.
XS
SM
MD
LG