Ndërlidhjet

PRAGË


Kryeministri i Gjeorgjisë Zurab Noghaideli i tha Radios Evropa e Lirë se pavarësimi i Kosovës nga Serbia nuk paraqet precedent për pavarësimin e rajoneve të Abkhazisë dhe Osetisë Jugore nga Gjeorgjia.
"Unë besoj fuqishëm se nuk ka asnjë mundësi apo mënyrë që të tërhiqen paralele ndërmjet Kosovës dhe këtyre dy rajoneve. Nuk kam fije dyshimi se konfliktet në Abkhazi dhe Osetinë Jugore do të zgjidhen në mënyrë paqësore, në kuadër të integritetit territorial të Gjeorgjisë", tha Noghaideli.
Kryeministri i Gjeorgjisë i bëri këto komente në një tribunë që u mbajt në Radion Evropa e Lirë.
XS
SM
MD
LG