Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Luftëtarët e Hamasit kanë marrë nën kontroll selinë e sigurimit të Fatahut në veri të Rripit të Gazës pas luftimeve të vazhdueshme ndërmjet grupeve rivale. Raportohet se të paktën 27 njerëz u vranë në luftimet në Gaza. Presedenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas, i cili njëherësh është edhe lider i Hamasit ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftimeve. "Pa ndalje të mënjehershmë të luftimeve dhe armëpushim situata në Gaza do të rëndohet. Ajo që po ndodh është një marrëzi dhe secili që mban armët duhet fajësuar" tha Abas.Ndërkaq Bashkimi Evropian tërhoqi vërejtjen se Gaza rrezikon të zhytet në luftë civile nëse vazhdojnë luftimet.
XS
SM
MD
LG