Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Shteteve të Bashkuara për statusin e Kosovës, ambasadori Frank Eisner, arrin sonte në Prishtinë. Gjatë ditës së nesërme ai do të takohet me autoritetet më të larta vendore dhe ndërkombëtare për të diskutuar hapat e mëtejshëm në përcaktimin e statusit të Kosovës.
Po sot, në orët e pasdites, në Prishtinë arrin edhe zëvendëskryeministri italian, Massimo D’Alema, njëkohësisht edhe ministër i jashtëm.
Fillimisht, ai do të vizitojë forcat italiane në përbërje të KFOR-it dhe në mbrëmje do të ketë një darkë pune me autoritetet ndërkombëtare dhe vendore ne Prishtinë.
XS
SM
MD
LG