Ndërlidhjet

RRAMALLAH


Kryeministri i ri i emëruar nga presidenti i Autoritetet Palestinez, Mahmud Abbas po punon për krijimin e qeverisë.
Salam Fajad, një ligjvënës i pavarur, planifikon të krijojë një qeveri të përbërë nga ekspertë të pavarur. Burimet pranë presidentit Mahmud Abbas bëjnë të ditur se kjo qeveri do jetë më e vogël në numër se ajo paraardhëse që kishte 25 ministra.
Por Hamasi ka hedhur poshtë emërimin e një kryeministri të ri, derisa vazhdon të kontrollojë Rripin e Gazës. Lëvizja Fatah ka nën kontroll Bregun Perëndimor.
Kreu i Lidhjes Arabe, Amr Musa lidhur me zhvillimet në territoret palestineze deklaroi:
"Ne mbështesim legjitimitetin palestinez, mbështesim presidentin Abu Mazen, mbështesim Këshillin Legjistlativ palestinez, që është i zgjedhur dhe mbështesim institucionet palestineze."
XS
SM
MD
LG