Ndërlidhjet

HAGË


Autoritetet në Mal të Zi e kanë arrestuar Vlastimir Gjorgjeviq, ish zyrtar i lartë i Serbisë, i akuzuar se ka urdhëruar vrasjen dhe persekutimin e shqiptarëve në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Gjorgjeviq ishte ndihmës ministër i Brendshëm i Serbisë dhe shef i sigurimit në periudhën 1997-2001.
Ai sot u arrestua në qytetin Budva, dhe tash ndodhet në Tribunalin për Krime të Luftës.
Shumë dëshmitarë në Hagë e apostrofuan Gjorgjeviq si përgjegjës për transferimin e 86 kufomave të shqiptarëve të vrarë nga Kosova, të cilat u zbuluan në një kamion frigorifer në Danub. Gjorgjeviq gjithashtu dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e vëllezërve Bytyçi më 9 korrik, 1999.
XS
SM
MD
LG