Ndërlidhjet

BEOGRAD


Zyrtari i Paktit të Stabilitetit Goran Svillanoviq ka tërhequr vërejtjen se mungesa e marrëveshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Kosovën, mund të krijonte hapësirë për hapa të njëanshëm, të cilët do të ishin skenari më i rrezikshëm.
Svillanoviq ka shfaqur shpresën se në takimin e presidentëve George Bush dhe Vladimir Putin në fillim të korrikut, do të arrihet një marrëveshje për Kosovën.
Svillanoviq nuk e ka përjashtuar mundësinë e zvarritjes së procesit për zgjidhjen e statusit të Kosovës, por ka shtuar se kjo nuk don të thotë se statusi i serbëve të Kosovës do të përmirësohej.
"Rrugëdaljen nga situata e tanishme, serbët dhe shqiptarët do të duhej ta kërkojnë në marrëveshje me Bashkimin Evropian, sepse më në fund, ata bashkë do të duhej të jenë në BE", ka thënë ish ministri i Jashtëm i Serbisë.
XS
SM
MD
LG