Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane shpresojnë sot pritet ta lëshojnë në qarkullim projekt-rezolutën e re të Këshillit të Sigurimit, e cila synon të shtyjë për katër muaj pavarësinë e Kosovës, në përpjekje për t'u marrë parasysh vërejtjet e Rusisë, e transmeton Reuters një diplomat amerikan dhe disa diplomatë evropianë.
Dokumenti po analizohet nga qeveritë hartuese para se të lëshohet në qarkullim në këshillin 15-anëtarësh. Por disa emisarë megjithate dyshojnë se Rusia do ta miratojë draftin e ri, i cili është modifikim i verzionit që u hartua nga mesi i majit.
Disa diplomatë në KB kanë vlerësuar se marrëveshja për zgjidhjen e statusit të Kosovës me gjasë do të varet nga bisedimet e presidentëve George Bush dhe Vladimir Putin më 2 korrik.
Pas 120 ditëve, që do t'u mundësonin udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë të zhvillojnë bisedime të reja, draft-rezoluta parasheh që automatikisht të hyjë në fuqi plani i hartuar nga Martti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG