Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka shprehur besimin sot se Rusia do të përdorë veton në Këshillin e Sigurimit për rezolutën e cila në fund të fundit do t'i jepte Kosovës pavarësinë, përfshirë dhe planin për shtyrje të zgjidhjes së statusit. Koshtunica tha se Serbia ka mbështetjen e fuqishme të Rusisë që Këshilli i Sigurimit mund të miratojë vetëm një rezolutë që do të konfirmonte qartë sovranitetin dhe integritetin e Serbisë ndaj Kosovës. "Çdo përpjekje për të fshehur projektin e pavarësisë së Kosovës pas disa muaj shtyrje është i papranueshëm" tha kryeministri Koshtunica.
XS
SM
MD
LG