Ndërlidhjet

JERUSALEM


Ushtria izraelite ka ndërmarrë sot një aksion ushtarak në veri të Rripit të Gazës. Ushtarët izraelitë kanë qëlluar për vdekje gjashtë militantë të dyshuar palestinezë në incidente të ndara në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor. Po sot, shteti izraelit tha se do t'i lejojë të vendosen në Izrael rreth 200 palestinezët, të cilët largohen nga Rripi i Gazës, i cili tash kontrollohet nga Hamasi. Ndërkaq presidenti i autoritetit palestinez Mahmud Abas i ka quajtur sot pjesëtarët e Hamasit vrasës dhe ka përjashtuar mundësinë e ndonjë dialogu me ta.
XS
SM
MD
LG