Ndërlidhjet

UASHINGTON


Kosova ishte në thelb të mosmarrëveshjeve në takimin e parë të përbashëkt të ligjvënësve amerikanë dhe rusë që u zhvillua në Uashington.
Kreu i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, Tom Lantosh përsëriti mbështetjen amerikane për pavarësinë e Kosovës si zgjidhja e vetme. Përfaqësuesi rus, Aleksandër Kozlovski tha se pavarësia për kosovarët do krijonte precedent për një numër rajonesh në ish territoret e Bashkimit Sovjetik.
Lantosh theksoi se "të barazosh situatën në Kosovë me situata të tjera në ish Bashkimin Sovjetik, është historikisht e papërshtatshme dhe faktikisht e gabuar."
Në takimin e Komitetti [ër Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan janë diskutuar raportet SHBA-Rusi.
Me këtë rast Daniel Fried, ndihmës nënsekretari i Shtetit për cështje të Evropës dhe Euroazisë e ka cilësuar pozicionin e Rusisë ndaj Kosovës si destabilizues dhe të papërgjegjshëm.
XS
SM
MD
LG