Ndërlidhjet

BRUKSEL


Mbetet ende e paqartë nëse udhëheqësit e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian do të mund të gjejnë sot gjuhën e përbashkët rreth marrëveshjes e cila do jetë dokumenti themelor në organizmin dhe funksionimin e Unionit. Kjo deklaratë e kancelares gjermane Angela Merkel erdhi para takimit që ajo dhe presidenti francez Sarkozy kishin me presidentin polak.
Marrëveshja që po diskutohet do zëvendësojë kushtetutën, e cila u hodh poshtë nga votuesit në Francë dhe Hollandë.
Polonia nuk është dakord me sistemin e votimit, duke kërkuar fuqi më të mëdha vote ne vendimmarrjet e Bashkimit Evropian.
Presidenti polak e cilësoi situatën si "shumë të vështirë". Raportohet se mundësia e marrëveshjes është zvogëluar edhe për shkak të kërkesave të reja të Britanisë.
XS
SM
MD
LG