Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kabineti i Izraelit sot e miratoi vazhdimin e bartjes së taksave të palestinezëve te qeveria e emergjencës e presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas.
Zëdhënësja e qeverisë, Miri Eisin tha se administratës palestineze do t'i jepen rreth 350 milionë dollarë, gjysma e shumës që kërkohet nga Abbas.
"Kabineti i Izraelit miratoi shkrirjen e fondeve. Nesër më 25 qershor në takimin e presidentit palestinez Abbas dhe kryeministrit Olmert, do të diskutohet transferimi i fondeve për qeverinë e re palestineze. ky është një ndryshim i madh", tha zëdhënësja Eisin.
Mjetet do të transferohen në disa faza, për t'u siguruar se nuk do të bien në duar të Hamasit në Gaza.
XS
SM
MD
LG