Ndërlidhjet

PRAGË


Evropa është mbërthyer prej temperaturave ekstreme. Së paku 43 persona kanë vdekur nga temperaturat deri në 40 gradë celsius në Evropën Jugore dhe Lindore.
Temperaturat e larta në Itali kanë shkaktuar më se 20 zjarre në Kalabri, Sardenja dhe Sicili. Rumania, Greqia dhe Bullgaria gjithashtu janë të alarmuara nga temperaturat e larta.
Britania ndërkohë është përfshirë nga të reshurat. Tre persona kanë vdekur pas reshjeve të pandërprera të shiut, ndërkaq zona të mëdha janë përmbytur nga uji.
XS
SM
MD
LG