Ndërlidhjet

UASHINGTON


Një senator tjetër i Partisë Republikane të presidentit George Bush ka bërë thirrje për të filluar tërheqjen e ushtrisë amerikane nga Iraku.
Senatori George Voinovich nga shteti Ohajo, i tha Bushit në një letër se beson që Shtetet e Bashkuara duhet të zhvillojnë një strategji gjithëpërfshirëse për "shkëputjen graduale ushtarake nga Iraku".
Të hënën, senatori Richard Lugar, republikan nga Indiana, tha se strategjia e Bushit për shtimin e trupave në Irak nuk po funksiononte, dhe se Shtetet e Bashkuara duhet ta reduktojnë numrin e forcave atje.
XS
SM
MD
LG