Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në Gazimestan sot do të shënohet 618 vjetori i Betejës së Kosovës. Në manifestimin qendror pritet të marrin pjesë dy ministra të qeverisë së Serbisë.
Sot në mëngjes, 10 autobusë janë nisur nga Mitrovica drejt Graçanicës.
Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se gjendja e sigurisë është e qetë.
Dje shefi i UNMIK-ut Joachim Ruecker e shpalli organizatë paramilitare të ashtuquajturën "Garda e Car LLazarit", pjesëtarët e së cilës paralajmëruan pjesëmarrjen në Gazimestan.
Përfaqësuesit e UNMIK-ut, KFOR-it dhe Shërbimit Policor të Kosovës njoftuan se nuk do të lejojnë hyrjen e pjesëtarëve të gardës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG