Ndërlidhjet

TOKIO


Ekipi i inspektorëve të Kombeve të Bashkuara sot e fillon vizitën në reaktorin bërthamor Yongbyon, ku ndodhet qendra e programit të armëve bërthamore të Koresë së Veriut.
Vizita është e para e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore që nga dhjetori i vitit 2002, kur Koreja e Veriut i dëboi inspektorët.
Sipas marrëveshjes 6-palëshe, Koreja e Veriut duhet ta ndërpresë programin e saj bërthamor në Yongbyon, në këmbim të energjisë dhe përfitimeve tjera në ndihma humanitare.
XS
SM
MD
LG