Ndërlidhjet

LONDËR


Kryeministri i ri britanik Gordon Brown sot zhvilloi një takim me zyrtarët të komitetit të lartë qeveritar për çështjet e sigurisë, pasi policia çmontoi dy bomba të kurdisura në qendër të Londrës.
Bisedimet në Skotland Yard u realizuan në kohën kur policia po zhvillon hetime për bombat që u gjetën në afërsi të sheshit Picadilly, një nga pjesët më të frekuentuara të qytetit.
Zyrtarët thanë se bombat e kurdisura në automjete kishin për synim që shpërthimet të shkaktonin shkatërrime dhe viktima.
Javën e ardhshme më 7 korrik, mbushen plot dy vjet nga shpërthimet vetëvrasëse në rrjetin transportues të Londrës, që shkaktuan vdekjen e 52 njerëzve.
XS
SM
MD
LG