Ndërlidhjet

BEOGRAD


Bashkimi Evropian do ta marrë përgjegjësinë dhe do të sjellë vendim për Kosovën, nëse Rusia "vazhdon me këmbëngulje të thotë vetëm jo", deklaroi Kristina Galak, zëdhënëse e zyrtarit të lartë të BE-së, Havier Solana. Ajo mëtutje i deklaroi gazetës beogradase Veçernje Novosti se në këtë rast, Bashkimi Evropian do të kërkonte mbështetjen e Këshillit të Sigurimit. "Rusia i mbronë qëndrimet e veta dhe i ka interesat e saj përse e bën këtë, por Kosova është çështje evropiane dhe ia kemi bërë me dije Moskës se jemi të interesuar që këtë problem ta zgjidhim", tha Kristina Galak dhe shtoi se "e ardhmja e Ballkanit varet nga Evropa e jo nga Rusia". Mëtutje ajo theksoi se "për këtë arsye BE-ja do të marrë vendim, nëse paraqitet e nevojshme, por me pajtueshmërinë e Këshillit të Sigurimit".
XS
SM
MD
LG