Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ekipi Negociues i Kosovës është mbledhur sot për të analizuar zhvillimet aktuale rreth procesit të statusit. Ky Ekip ka dalë me konkluzionin se takimi Bush – Putin nuk ka shënuar përparim sa i përket zgjidhjes së statusit të Kosovës, për shkak të qëndrimeve të ngurta të Rusisë. Ndonëse Prishtina edhe sot është shprehur e gatshme për bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, është thënë po ashtu se nëse zvarritjet vazhdojnë, do të kërkohen dhe rrugë alternative për përcaktimin e statusit.
XS
SM
MD
LG