Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Trupat izraelite kanë vrarë së paku pesë palestinezë gjatë përleshjeve të sotme me militantët e Hamasit në Rripin e Gazës. Armata izraelite njoftoi se luftimet kishin filluar kur trupat hapën zjarr ndaj personave të armatosur që avanconin drejt forcave izraelite, që kryenin një operacion rutinor në Gazë. Lëvizja islamike Hamas e mori kontrollin në Gazë muajin e kaluar pasi i zbrapsi forcat e lëvizjes Fatah të presidentit Mahmuid Abbas, që mbështetet nga perëndimi.
XS
SM
MD
LG