Ndërlidhjet

LONDËR


Sipas ish ambasadorit britanik në Beograd, David Gowan, nacionalizmi i thellë i Serbisë përbën "pengesën më të madhe për stabilitet dhe progres" në Ballkanin Perëndimor. Në një shkrim për Qendrën për Reforma Evropiane, ai mëtutje shprehet se nën udhëheqjen e kryeministrit Vojisllav Koshtunica, kundërshtimi i Serbisë për pavarësinë e Kosovës është "thjeshtë jashtë kontaktit me realitetin". Zoti Gowan ishte ambasador britanik në Beograd deri në fund të vitit 2006.
XS
SM
MD
LG