Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon tërheq vërejtjen se përparimi i shënuar në vendosjen e demokracisë në Kosovë mund të prishet nëse nuk përcaktohet statusi.
Kreu i Kombeve të Bashkuara i bën këto vlerësime në raportin e rradhës që i është dorëzuar Këshillit të Sigurimit.
"Përcaktimi i statusit të ardhshëm për Kosovën duhet të mbetet përparësi për Këshillin e Sigurimit dhe bashkësinë ndërkombëtare në tërësi", tha Ki Moon. Duke folur për pakicën serbe Ban Ki Moon thekson se veprimtaria e tyre shënon "një braktisje thuajse totale të institucioneve qëndrore të Kosovës dhe për këtë janë nxitur nga Beogradi".

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG