Ndërlidhjet

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu është kthyer sot nga vizita në Gjermani ku ai bashkë me kreun e Partisë Demokratike, Hashim Thacin janë pritur në një takim dhe nga ministri i jashtëm gjerman, Frank-Valter Shtanmajer. Presidenti kosovar tha se ministri Shtanmajer ka rikonfirmuar qëndrimin e tij në mbështetje të pakos së Ahtisarit, por ka kërkuar që vendimi të kalojë përmes një rezolute në Këshillin e Sigurimit. Ndërsa paralajmërohet një proces i ri negociues, Sejdiu tha se pala kosovare nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për vazhdimin e negociatave lidhur me statusin, ndërkaq në rast të një kërkese të tille nga bashkësia ndërkombetare ai tha se vendimi do të merret në Ekipin e Unitetit.
“Për Kosoveën është me rëndësi që negociatat në lidhje me cështjen e statusit për pavarësinë e Kosovës kanë përfunduar, pavarësia e Kosovës është e panegociueshme”, tha presidenti Sejdiu, duke rikujtuar se nëse procesi stërzgjatet atëherë do të kerkohen rrugë alternative për të vendosur statusin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG