Ndërlidhjet

MOSKË


Zëvendës kryeministri i Rusisë, Sergei Ivanov, thotë se planet e Shteteve të Bashkuara për sistemin mbrojtës në Evropën Qendrore paraqesin ndërtimin e "Murit të ri të Berlinit". Mëtutje zoti Ivanov i tha kanalit televiziv Rusia se vendosja e raketave në Poloni dhe e radarëve në Çeki "paraqet një kërcënim të qartë për Rusinë". Rusia në vazhdimësi i ka kundërshtuar planet e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e sistemit mbrojtës raketor në Evropë, për të cilin Uashingtoni thotë se paraqet mbrojtje kundër sulmeve eventuale nga Irani dhe Koreja Veriore.
XS
SM
MD
LG