Ndërlidhjet

JERUSALEM


Qeveria izraelite sot ka miratuar vendimin për lirimin e 250 palestinezëve të burgosur si gjest i vullnetit të mirë ndaj presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas. Të 250 personat janë nga lëvizja Fatah e presidentit Abbas dhe lirimi i tyre është pjesë e marrëveshjes së arritur ndërmjet kryeministrit izraelit, Ehud Olmert dhe zotit Abbas, në samitin që u mbajt në muajin qershor në Egjipt. Lista finale e atyre që do të lirohen pritet së shpejti.
Kryeministri Olmert tha se ky vendim u mor "me shpresë se kjo do të forcoj elementet e moderuara në Autoritetin Palestinez". Qëndrimi i zotit Abass në këtë post është vështirësuar pasi mbështetësit e Hamasit e morën kontrollin ndaj Gazës ndërsa presidenti Abbas e formoi një qeveri emergjente.
XS
SM
MD
LG