Ndërlidhjet

TIRANË


Kuvendi i Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm ka votuar për presidentin e ardhshëm, por megjithatë nuk ia doli që ta zgjedhë atë. Kandidati i Partisë Demokratike, Bamir Topi fitoi 75 vota, nga 80 deputetë, që ishin në sallë. Kushtetuta kërkon 84 vota që votimi të jetë i vlefshëm. Kandidati tjetër ishte Fatos Nano nga Partia Socialiste. Partitë e opozitës nuk morrën pjesë në seancë, në shenjë kundërshtimi ndaj mosgjetjes së një kandidati konsensual.
XS
SM
MD
LG