Ndërlidhjet

VJENË


Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji atomike, Muhammad el-Baradei tha sot se Irani e ka ngadalësduar zgjerimin e programit të tij të pasurimit të uraniumit. Ai u tha gazetarëve në Vjenë se kjo agjenci ka parë "zhvillim korrekt të ngadalshëm" në instalimet iraniane për makinat e centrifugës. Fuqitë perëndimore kanë shprehur dyshime se programi bërthamor i Iranit ka për qëllim që në mënyrë të fshehtë të prodhoj armatim atomik. Por Teherani i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se programi bërthamor synon prodhimin e energjisë për nevoja civile.
XS
SM
MD
LG