Ndërlidhjet

KABUL


Së paku 17 persona kanë humbur jetën dhe 30 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetvrasës pranë një autokolone ushtarake të NATO-s në Afganistan. Në mesin e viktimave janë dhe një numër nxënësish.
"Ky sulm ishte gjatë ditës kur njerëzit bëjnë pazar si dhe ndodhi pranë një shkolle. Për pasojë shumë nxënës janë në mesin e viktimave apo të lënduarve. Numri i viktimave mund të rritet", tha zëdhënësi i NATO-s në Afganistan, majori John Thomas.
Burimet e forcave të NATO-s në Afganistan thanë se nga sulmi në fjalë u plagosën dhe 7 ushtarë të Aleancës.
XS
SM
MD
LG