Ndërlidhjet

BAGDAD


Minisitri i jashtëm i Irakut, Hoshiar Zebari ka tërhequr vëmendjen se nëse fillon largimi i trupave amerikane nga Iraku, vendi do përfshihet nga lufta civile, duke rrezikuar dhe një konflikt rajonal.
Komentet e Zebiarit ishin pjesë e një shkrimi të botuar në NYT.
Shtëpia e Bardhë duke komentuar shkrimin në fjalë ka hedhur poshtë se po shikon mundësinë e tërheqjes së trupave nga Iraku bazuar në "gjykime politike".
"Tërheqja e trupave tona para kohe, bazuar tek politika dhe jo tek këshillat dhe rekomandimet e ushtarakëve, nuk do jetë në interesin tonë kombëtar. Do t'ia falte fitoren armikut dhe do vinte në rrezik sigurinë e Amerikës. Kjo është dicka që nuk do ta bëjmë", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.
XS
SM
MD
LG